Dështimi i reformës në drejtësi, sulmet ndaj gjyqtarëve e prokurorëve: Qysh e bëri horë KE-ja Albulena Haxhiun
Reforma në drejtësi për këtë mandat ka dështuar. Fajin për këtë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tërë kohën e ka bartur tek opozita, mediat e Gjykata Kushtetuese. Por Raporti i Progresit për këtë vit sa i përket digasterit të drejtësisë fajin për mungesën e reformës e lë te qeveria e kuvendi. Sipas raportit, dështimi për ta ndryshuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës çka ka qenë ndër –themelet- e reformës, erdhi si pasojë se qeveria e kuvendi s’menaxhuan siç duhet me këtë proces.
“Vonesat dhe lufta për të hartuar së bashku reformat në drejtësi në përputhje me deklaratën e përbashkët të angazhimit të marsit 2023, tregon një mungesë të përsëritur vullneti për të forcuar sistemin e drejtësisë. Konsultimet për këto reforma dhe për ndryshimet në ligjin për KPK-në u nxituan dhe nuk siguruan një rishikim kuptimplotë. Pavarësisht këshillave të forta të BE-së, Komisioni i Venecias nuk u konsultua nga qeveria dhe Kuvendi për ndryshimet përfundimtare në ligjin për KPK-në dhe për reformat e tjera kyçe. Kjo ndikoi negativisht në cilësinë e legjislacionit dhe përafrimin e tij me qëndrimin evropian.” – thuhet aty.
Dështimi i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Raporti i Progresit përmend faktin se ky Ligj u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Anipse e para e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pati manipuluar duke thënë se nuk është rrëzuar ligjji në tërësi.
“Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikuara, i cili synonte të prezantonte një model konfiskimi civil (pa dënim), u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në korrik. Një projektligj i ri u miratua më pas nga qeveria, fatkeqësisht pa një proces konsultimi publik.” – thuhet aty.
Aty përmenden edhe faktorë të tjerë, se përse kjo Byro nuk është e gatshme të zbatoj kompetencat e saj.
“Konsultimet duhet të sigurohen nga Parlamenti përpara miratimit për të siguruar përafrimin me acquis të BE-së dhe standardet evropiane. Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka mungesë të kapaciteteve, përfshirë burimet njerëzore dhe kapacitetin menaxhues, për të ushtruar siç duhet kompetencat e tij.” – thuhet aty.
Sulmet ndaj Prokurorëve dhe Gjyqtarëve
Sulmet e Qeverisë ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, madje me emra të përvetçëm, janë cilsuar si shqetësuese në raport.
“Qeveria zyrtarët priren të kritikojnë vendimet në raste individuale apo edhe objektive specifike gjyqtarët apo prokurorët, gjë që është shqetësuese.”
Dështimi i reformës në drejtësi: Haxhiu e çakorduar, s’ia kishte dalur të arsyetohet as para Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, derisa fliste në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, për arsyet se përse dështoi reforma në drejtësi, përse s’u bënë ligjet kryesore që kishte premtuar, krejt e çakorduar, vetëm përgjithësoi, hodhi vrerë mbi gjyqsorin, mediat e opozitën. Kohë pas kohe e përdorte emrin “Albin Kurti” e tema si “zajednica”, sa për ta marrë ndonjë duarëtrokitje, që s’po vinin ndryshe.
Me t’ia filluar shpjegimit të saj për një proces, që nominalisht është e thirrur, pra Vettingun në drejtësi. Ajo iu referua deputetit Adnan Rrustemi, si udhëeqës punimeve, me titullin kryetar, derisa dukej e pasigurt në atë që po thoshte.
Rrustemi i ndërhyri me fjalët: “jo, jo s’jam kryetar, zëvendës kam qenë”. Haxhiu e sikletosur ia ktheu “paskam mendu që ti je kryetari, ke punu shumë”.
Haxhiu, pas kësaj e ktheu përsëri diskursin në përgjithësime e filloi të flas për zajednicën.
"Lista Serbe ka cu fjale permes partnereve qe nese e beni Zajednicen ua votojme ndryshimet kushtetuesr per vetingun, por ju e dini qe Kurti nuk e ben Zajednicen, e as pazare me ta" – tha ajo.
Në pyetjen se kur do të reformohet Këshilli Prokurorial, meqenëse ky ligj i sponzorizuar nga ministria e Haxhiut është rrëzuar nga Gjykata Kushatetuese. Haxhiu u përgjigj kështu: “Neve na besojnë qytetarët shumë më shumë se sa organeve të gjyqsorit. Atyre s’ju besojnë qytetarët dhe nuk shqetësohen. Ne reformën e kemi mbyllur, por opozita e dërgoi në Kushtetuese. Ne i kemi dërgu ne Kushtetuese sa kemi qenë në opozitë marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, opozita po dërgon ligje. Kjo tregon se këta njerëz, duan t’i mbrojnë njerëzit e vetë aty.”
Haxhiu i iku totalisht përgjegjësisë për dështimin e këtij ligji duke vazhduar me fraza populiste: “Ne kemi me fitu edhe më shumë se më 14 shkurt.”
Ndërkohë, zëvendësi i Haxhiut, Blerim Sallahu, i cili e pati pasqyruar punën në këtë ministri “sikur vajin në tepsi”, ka çuditur me një tjetër frazë. Ai duke iu referuar me gjuhë krejt armiqsore organeve të drejtësisë, i ka quajtur “infuzion” për ministrat e aktivistët e Vetëvendosjes, aktakuzat kundër tyre.
Ndryshe në të kaluarën, VV kërkonte dorëheqjen e politikanëve që ishin nën aktakuzë.
Sa i përket dështimit tjetër të kësaj ministrie, zëvendësi Sallahu, thoshte se fajin e kanë, mediat, Gjykata Kushtetuese dhe opozita.