Dështimi i 15’të, Krasniqi: VV ka marrë peng shtetin – Kurti po insiston në Haxhiun se nuk i ka votat për Qeveri
Pas dështimit të 15’të të seancës konstitutive – e mbetur e bllokuar në emrin e Albulena Haxhiut e cila nuk i ka votat dhe nuk ndërrohet nga Vetëvendosje për një kandidat konsensua – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se “është bërë e tepërt” dhe se “shteti ka mbetur peng” i Vetëvendosjes.
Krasniqi konstatoi se insistimi i Albin Kurtit me doemos në emrin e Albulena Haxhiut “është i pakuptimtë” dhe se kuptimi i saj përkthehet në atë se “është e ditur dhe e dëshmuar se nuk i ka votat për Qeveri”.
Krasniqi rikujtoi se vetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mesin e garës presidenciale është ndërruar kandidati.
"Qe 15 herë pamë skenarn e njëjtë, këmbënguljen e njëjtë për të vazhduar këtë bllokadë. Është bërë e tepërt. Shpreh keqardhjen time dhe të PDK-së. Shteti ka mbetur peng për shkak të Vetëvendosje", tha Krasniqi.