"Deri të vdes nuk ta harroj": Si u kap Azemi i VV-së duke tentuar ta rehatojë policin viktimë - NACIONALE

"Deri të vdes nuk ta harroj": Si u kap Azemi i VV-së duke tentuar ta rehatojë policin viktimë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një video të publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, polici Naim Berisha, i lënduar nga veprimet huligane të protestuesve rreth nëntë vjet më parë, është kapur duke diskutuar me Egzon Azemin, shefin e kabinetit të ministrit të Shëndetësisë, për ndryshimin e pozitës në polici.

Biseda raportohet se ka ndodhur një muaj para gjykimit të Azemit për akuzat për huliganizëm që rrjedhin nga protestat e Vetëvendosjes vite më parë.

Në pamje, Berisha dëgjohet duke dhënë numrin e tij të identifikimit dhe njësinë aktuale të policisë, ndërsa shpreh dëshirën për një transferim.

Pas publikimit të videos, Berisha mohoi për mediumin të ketë kërkuar ndonjë favor nga Azemi për t'ia ndërruar pozitën e tij.

Mohim pati edhe nga Egzon Azemi, i cili e ka arsyetuar gjithë bisedën duke thënë se Berisha po kërkonte ndihmë prej tij se ku të shkonte për të paraqitur kërkesën e tij.

"Jo, kjo është veç që kërkon informacion. Është njëjtë si me thanë “ku me u referu?”. Ai krejt çka lyp është mos me më çu në veri se i kam bërë do vjet “anej-knej”, a mundesh me fol me dikë?", tha ai.

Pjesë nga biseda mes Berishës dhe Azemit:

Polici Naim Berisha: Një javë, dy... jam harxhuar qatje. Seriozisht jam harxhuar. Krytë.

Egzon Azemi: Ku je tash?

Polici Naim Berisha: Tash jam në NJRSH (Njësia për Reagim të Shpejtë)

Egzon Azemi: NJRSH tash a?

Polici Naim Berisha: NJRSH, DRP tash se janë bërë dy. Ja burrë që ma krynë këtë punë

Egzon Azmi: 6860 a?

Polici Naim Berisha: Po. Qe mundësh me ma kry këtë, deri të vdes nuk ta harroj.

Lajme të ngjashme