Deri më tani janë refuzuar mbi 2 mijë fletëvotime me postë - NACIONALE

Deri më tani janë refuzuar mbi 2 mijë fletëvotime me postë

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje (12 qershor) ka filluar vlerësimi si dhe numërimi i votave me postë, i cili është zhvilluar në 23 kutitë postare të KQZ-së. Nga pakot e fletëvotimeve me post janë refuzuar deri më tani 2,244.

Numri i shtetasve të Kosovës të regjstruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë, ndërsa janë terhequr më shumë se 85 mijë.

“Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë. Nga 23 kuti postare janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, pjesa më e madhe e të cilave, deri më tani, janë vlerësuar nga shërbimi votues i KQZ-së”, ka bërë të ditur KQZ.

Ndërsa në vlerësimin e pakove nga jashtë përmes postës që KQZ po bën, deri të premten (12 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë mbi 60 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar 59,973, ndërkaq janë refuzuar 2,244.

Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit të pakove të fletëvotimeve me postë është sepse mungon dëftesa e regjistrimit.

“Gjatë ditës së shtunë, në QNR ka vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë. Deri në përfundim të ditës së premte (12 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë mbi 60 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar 59,973, ndërkaq janë refuzuar 2,244. Arsyeja më e shpeshtë se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,066 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, ka bërë të ditur KQZ./Nacionale

Lajme të ngjashme