Dërguti: Situata e krijuar në veri do të shtrohet për diskutime në Bruksel
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, e ka vlerësuar si të rëndë gjendjen e krijua në veri të vendit.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se ajo pjesë është jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës.
Sipas saj, kjo çështje do të bëhet pjesë e bisedimeve në Bruksel.
“Tashmë situata është jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës, me ç’rast është cenuar rëndë siguria e qytetarëve. Shtrirja e sovranitetit të pjesërishëm e të brishtë, të ndërtuar për një dekadë, u rrënua brenda natës. Policia e Kosovës nuk ka shtrirje e përfaqësim në komunitet, por sigurohet me përforcime nga pjesët e tjera të vendit. Sigurimi i pranisë së policisë në këtë mënyrë është vetëm improvizim i përkohshëm. Situata e krijuar në mënyrë të pashmangshme do të shtrohet në Bruksel”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se përgjegjësi për situatën e krijuar është Albin Kurti dhe ekipi i tij kryeministrit të Kosovës.