Deputetja Musliu reagon ndaj videos së Nacionales: U ndërtuar një kontekst i rrezikshëm për mua - NACIONALE

Deputetja Musliu reagon ndaj videos së Nacionales: U ndërtuar një kontekst i rrezikshëm për mua

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj videos së gazetës Nacionale me titull “Dyshimet se disa pacient ndërruan jetë duke pritur e disa të tjerë kaluan me t’njofshëm, pa radhë në fondin e sigurimeve shëndetësore”, e cila është publikuar me datën 21 maj të këtij viti.

Ajo ka mohuar se ka ushtruar presin mbi Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për të siguruar një pjesë të mjeteve për operimin në zemër që e ka kryer në Gjermani.

Në një rrëmujë prej fakteve dhe dyshimeve, Oqean Dërmaku ka thurur një lëmsh fjalësh përmes së cilave mua përsonalisht me përfshinë në një kontekst të dëmshëm profesionalisht por mbi të gjitha në një kontekst të dëmshëm moralisht, duke ma vendosur foton time në videon e tij, dhe duke deklaruar se dyshohet për ushtrim presioni dhe trajtim të shpejtë në ndërkohë që, në po të njëjten fjali thotë se ka përsona (Politikan e biznesmen) me emër dhe me fakte të cilët e kanë marrë këtë shërbim, por nuk ka guxim t´i përmend. Z. Dermaku, me qëllim apo pa qëllim ka ndërtuar një kontekst të rrëzikshëm për përsonin tim, me informata të pafaktuara në nëdrkohë që informatat e faktuara i raporton të mbuluara. Z. Demaku me tendencë përdorë emrin tim në një kontekst padrejtësie ndaj të prekurve të tjerë dhe e çon aq lartë deri në humbje jetësh pa e llogaritur fare se sa shumë ndjellë urrejtje kjo qasje e cila dëmton dhe e rrezikon reputacionin tim personal dhe profesional”, ka shkruar Musliu në profilin e saj në “Facebook”.

Ajo ka pretenduar se video në fjalë e ka shqetësuar, duke kërkuar largimin e emrit të saj nga video.

Dëmi që gazetari Dermaku më shkakton mua, duke llogaritur këtu edhe shqetësimin e madh shpirtëror në një kohë kur duhet të evitoj një gjë të tillë, është shumë i rëndë, por meqenëse kemi mbetur peng i një gazetarie që parim ka pompozitetin e jo arsyen, jam e detyruar t´i bëjë thirrje publike gazetarit Oqean Dërmaku dhe Redaksisë së Portalit Nacionale për ta larguar emrin tim dhe foton time nga kjo video si dhe për të plasuar një kërkimfalje publike deri në verifikimin e fakteve. Nëse kërkesa ime nuk respektohet atëherë jam e detyruar të ndërmarrë hapat ligjor sepse asnjëherë në jetën time nuk kam keqpërdorur pushtetin tim, dhe nuk kam shkelur ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme