Deputetja Kurti në vallen e Dejona Mihalit, kërkon që Nacionale të hetohet
Dje, Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në LVV, shkroi se duhet hetim rreth pretendimeve të ngritura nga Slobonda Bosna, një revistë e denuar disa herë për shpifje.
Me këtë logjikë është pajtuar Tinka Kurti, deputete e VV-së.
Ajo ka kërkuar që prokuroria të veprojë në lidhje me këto pretendime.
“Pretendimi për transaksione nga Serbia është në dimensioni hetimi. Prokuroria duhet të veprojë. Vetëm kthjelltësia dhe e vërteta ndihmojnë. Edhe për vetë lirinë e shprehjes” – ka shkruar ajo.