Deputetja Kica paralajmëron: Pushteti shumë shpejt do t’i godas mediat - NACIONALE

Deputetja Kica paralajmëron: Pushteti shumë shpejt do t’i godas mediat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka bërë një postim mjaft të rëndë së fundi duke paralajmëruar se pushteti do të godas mediat.

“Kam shkruar më herët për demokracinë dhe vdekjen e saj,” – ka nisur postimin e tij znj. Kica Xhelili që ishte pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes deri para një viti.

Ajo ka shkruar se është e bindur se “shumë shpejt” do të nis tendenca nga pushteti për (sic) kontrolle absurde ndaj mediave.

“Edhe më e bindur jam që e GJITHË kjo do të kamuflohet përmes rrugëve ‘institucionale’.” – ka shkruar znj. Kica-Xhelili.

Deri tash, shumë akterë të pushtetit kanë përdorur gjuhë të papranueshme ndaj shumë medieve të pavarura në Kosovë. Këta akterë të pushtetit që punojnë në zyret më të pushtetshme të vendit janë denoncuar në vazhdimësi nga ana e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) e shpesh edhe nga shoqata ndërkombëtare të gazetarëve.

Së fundi, shefi i stafit të presidentes Osmani akuzoi një medium se kishte bërë tentim-puç përmes një raportimi që sipas tij ishte pjesë e “skenarit të Serbisë”.

Kujtojmë se znj. Kica-Xhelili kishte qenë edhe kryetare e komisionit parlamentar për media.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme