Deputetja e VV-së thotë se opozita është kundër hapjes së urës, “harron” që PDK-ja dhe LDK-ja janë shprehur pro - NACIONALE

Deputetja e VV-së thotë se opozita është kundër hapjes së urës, “harron” që PDK-ja dhe LDK-ja janë shprehur pro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka vazhduar kritikat ndaj opozitës.

Ndonëse PDK-së dhe LDK-ja kanë bërë me dije se janë pro hapjes se urës mbi lumin Ibër, ajo pretendon se opozita është kundër hapjes së kësaj ure.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka numëruar veprimet e Qeverisë në veri, duke shtuar se opozita i ka kundërshtuar të gjitha.

“Opozita ishte kundër kryetarëve shqiptarë në veri, kundër vendosjes së Policisë së Kosovës në veri, kundër vendimit për konvertimin e targave, kundër rregullores së BQK--së e cila lejon vetëm valutën euro të përdoret për pagesa. Për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë kishin thënë është përgjegjësi e vetme e Qeverisë. E sot janë edhe kundër hapjes së urës. Kënd e përfaqëson opozita? Interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj apo të dikujt tjetër?”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme