Deputetja e VV-së pas pezullimit të certifikatës së Klan Kosovës: Shtet deri në fund, me kryeministrin Albin Kurti - NACIONALE

Deputetja e VV-së pas pezullimit të certifikatës së Klan Kosovës: Shtet deri në fund, me kryeministrin Albin Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mirlinda Tishukaj-Sadiku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, duket se i është gëzuar shumë lajmit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në një postim në profilin e saj, deputetja e VV-së ka shpërndarë tri fotografi, në mesin e të cilave edhe shkresa e Ministrisë së Industrisë, e cila mori vendimin për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.

Ajo ka shkruar dy fjali, por që janë goxha këmbuese. E para, e potencon nevojën për “shtet deri në fund”, ndërsa e dyta, është një kumt për mbështetjen e saj personale për kryeministrin Albin Kurti.

“Shtet deri në fund!!

Me kryeministrin Albin Kurti!!” – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme