Deputetja e VV-së: Mjekët s’po ikin nga Kosova vetëm shkaku i pagës, i dyfishuam pagat e tyre
Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, për Ekonomia Online, ka thënë se mjekët nuk po ikin nga Kosova vetëm për shkak të pagës por sipas saj, ata kanë edh ekërkesa tjera.
Duke folur për Ligjin për Paga dhe vlerën e koeficientit, ajo ka thënë se mjekëve për hërë të parë u është dyfishuar paga.
“Për herë të parë mjekut është duke iu dyfishuar paga, kjo është një që duhet ta konstatojmë. Unë inkurajoj që në të ardhmen të jetë paga edhe me e lartë për stafin, për infermierët, për stafin tjetër sepse unë i vlerësoj shumë punën e punëtorëve shëndetësorë. Por ne do të punojmë edhe për përmirësimin e kushteve të punës dhe krijimin e mundësive për edukim të vazhdueshëm profesional që është tepër e rëndësishme, ndarja e specializimeve, kjo është një pako. Mjekët nuk është se janë larguar vetëm për shkak të pagës po kanë pasur edhe kërkesa të tjera. Nuk është e lehtë të jemi konkurrues me sektorin privat që është duke ofruar paga marramendëse dhe shtrohet pyetja si është e mundur kjo të ndodhë, për shembull me Gjermaninë e cila tash po i liberalizon masat, tash njihen diplomat, jepen specializimet.” – ka thënë ajo.
Kollçaku ka thënë se me Ligjin për Paga ka filluar që të vlerësohet punëtori shëndetësor dhe se do të vazhdojnë të angazhohen që në të ardhmen të rritet vlera e koeficientit.
“Unë mendoj se kjo që ka ndodhur me ligjin e pagave sidomos për sektorin e shëndetësisë me thekës te mjekët ku dyfishohet paga është inkurajuese që ka filluar që të vlerësohet punëtori shëndetësorë dhe ne do të angazhohemi në vazhdimësi për përmirësimin edhe kushteve të punës normal që të gjithë të kontribuojmë në zhvillim ekonomik gjë që do ta determinoj të ardhmen edhe rritjen e koeficientit.” – ka thënë ajo.
