Deputetja e VV-së 'mburret' me një takim që thotë se Kurti do ta ketë me DASh-in: Supersanksione koleg - NACIONALE

Deputetja e VV-së 'mburret' me një takim që thotë se Kurti do ta ketë me DASh-in: Supersanksione koleg

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni i ka reaguar deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, i cili deklaroi se vendi ndodhet që 70 ditë nën sanksione.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkë me Selmanajn ndodhen në Estoni si përfaqësues të Kuvendit, atje ku është edhe kryeministri Albin Kurti.

Ajo ka përmendur takimet e kryeministrit atje, derisa paralajmëroi edhe një me Departamentin e Shtetit Amerikan.

“Këtu është edhe Kryeministri Kurti i cili pas fjalimit të tij që pati duartrokitje të gjata, takoi Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, Presidentin e OGP, Sanjay Pradhan, pas drekës së shtruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Margus Tsahkna, do të ketë takim edhe me Departamentin e Shtetit Amerikan.” – ka shkruar deputetja e VV-së.

Në fund, ajo ka shkruar: “Supersanksione koleg”.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme