Deputetja e LDK-së i reagon deklaratës kushtëzuese të Bislimit ndaj BE-së, e fton për raportim në Komision - NACIONALE

Deputetja e LDK-së i reagon deklaratës kushtëzuese të Bislimit ndaj BE-së, e fton për raportim në Komision

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Besnik Bislimit ku në një mënyrë kushtëzohej shpallja e zgjedhjeve të reja në komunat veriore me heqjen e sanksioneve nga BE-ja.

Krasniqi e ka ftuar publikisht Bislimin që të paraqitet për raportim në Komisionin për Integrime Evropiane në lidhje me “detajet e marrëveshjes për deeskalim.”

Fjala është për marrëveshjen për deeskalim në Bratisllavë për hapat e parë drejt deeskalmit.

“Kompromiset në dëm të Kosovës i keni bërë standard të politikës së jashtme. Mjaft më, ky vend e këta qytetarë nuk ju kanë asnjë borxh të i trajtoni kështu. Koordinimin nga ShBA-ja e keni zbritur tek Millan Radojiçiqi.” – ka thënë znj. Krasniqi.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme