Deputetja e AAK-së: Ligji për Pagat, një konfuzion total
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar për miratimin e Projektligjit për pagat në sektorin publik.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky projektligj është një konfuzion total.
Sipas saj, ende nuk duhet vlera e koeficientit dhe as koha e hyrjes se tij në fuqi.
“Është kaq qesharake që të kalojë një Ligj për të cilin nuk dihet sa do të jetë paga e një zyrtari publik, sa është vlera e koeficientit, kur hyn në fuqi etj, do të thotë konfuzion total në Ligjin për pagat të miratuar sot në Kuvend. Shtrohet pyetja, çka po fshihet mbrapa gjithë kësaj nga Qeveria Kurti?”, ka shkruar ajo.
Projektligji për pagat në sektorin publik sot është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Ky projektligj nuk është votuar nga partitë opozitare.