Del video e deputetes së AAK-së, thotë se Kurti është ateist
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ateist.
Në një video qe po qarkullon në mediat vendore, duket Bytyqi gjatë një interviste ku thotë se Kurti është ateist dhe se nuk ka plotësuar nevojat e besimtarëve myslimanë.
“Albin Kurti është ateist dhe nuk beson në Zot. Ai ka marrë votat e të gjithë besimtarëve myslimanë dhe asnjë kërkesë më të vogël elementare nuk ua ka realizuar." - ka thënë deputetja.
