Deputetja britanike për ngjarjet në veri: Bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi - NACIONALE

Deputetja britanike për ngjarjet në veri: Bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Alica Kearns, kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka shkruar një cicërimë në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ajo ka theksuar se në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosën me armë nga Beogradi.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi.” - ka shkruar Kearns.

Lajme të ngjashme