Deputetja britanike Kearns: Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer, ky është përshkallëzim serioz
Alicia Kearns, deputete në Britaninë e Madhe, ka komentuar kidnapimin e tre policëve të në veri të Kosovës nga ana e Serbisë.
Kearns ka deklaruar se nëse tre policët kosovarë janë rrëmbyer nga Serbia, atëherë një akti i tillë është përshkallëzim shumë serioz.
“Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak.” - ka shkruar ajo në Twiter.
If Kosovar Police Officers have been kidnapped by Serbian forces which illegally entered Kosovo, this is a very serious escalation.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) June 14, 2023
It would warrant a significant sanctioning by Western powers who have not held back from sanctions and criticism of Kosovo for far, far less.