Deputeti ukrainas uron 15 vjetorin e Pavarësisë: Jeni vend e popull i mrekullueshëm
Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka uruar shtetin e Kosovës për 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Ukraina është ende në rrugën e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
Tutje, ai ka theksuar se do të bëjë gjithçka që të ndodhë njohja e Kosovës nga Ukraina.
“Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm! Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”, ka shkruar ai në Twitter.
🇽🇰Happy Independence Day, Kosovo!
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) February 17, 2023
You have a wonderful country and wonderful people!
Ukraine is still on the way to recognizing Kosovo's independence, but I am doing everything in my power to bring this moment closer. pic.twitter.com/hy65Vtcvbo
