Deputeti serb që vizitoi Zveçanin: Provokatorët atje thuhet se janë nga Lista Serbe
Nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq i cili të martën vizitoi protestuesit ka thënë se “provokatorët në Zveçan thuhet se janë nga Lista Serbe”.
Gjatë vizitës së deputetëve serbë të opozitës, Aleksiqit dhe deputetit Aleksandar Jovanoviq në Zveçan, disa persona i kanë sulmuar verbalisht dhe sipas Aleksiqit personat që kanë qenë aty, kanë thënë se janë përfaqësues të Listës Serbe që “e kishin për detyrë të silleshin ashtu”.
“Në këtë mënyrë ata po punojnë drejtpërdrejt kundër interesave të tyre dhe po i mbështesin ata që i lanë në baltë.” – ka thënë ai, raporton N1.
Më tej, ai nuk i ka kushtuar rëndësi që një shok-bombë u hodh te lokali ku ata po qëndronin, duke thënë se ishte një “incident i vogël”.
Për vizitën e dy deputëtëve serbë në Zveçan ka reaguar edhe Petar Petkoviq, i cili i ka akuzuar ata se ishin në për vizitë atje vetëm për të shkaktuar problem.

