“Deputeti me shurdhues”, a e “goditi” Kurti deputetin e Abelard Tahiri për pistoletën me shurdhues? - NACIONALE

“Deputeti me shurdhues”, a e “goditi” Kurti deputetin e Abelard Tahiri për pistoletën me shurdhues?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë fjalimit të të tij të gjatë, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se po shantazhohet nga sindikatat, duke thënë se:

“Kërcënim apo shantazh i dua kaq para, kjo nuk bën. Ky lloj dizajnimi i kërkesës është i papranueshëm. Ai 50 euro është më i madh se sa përqindja e rritjes ekonomike kur përkthehet në pagën e mësimdhënësit. Ne i kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat, dhe jemi përpjekur t’i akomodojmë. Duhet ta keni parasysh që rrënohen edhe financat publike edhe buxheti i Republikës nëse çdokush bën kërkesa për vete, duke u thirrur në shportën më të shtrenjtë ushqimore.

“Në Kosovë, paga merret për familje. Prandaj po e ndihmojmë familjen. Ne po e ndihmojnë në familjen e mësimdhënësit, lehonën, shtesat për fëmijë, punëtorin e sektorit privat, publik. Unë po e mirëmbaj diskutimin në përgjegjësinë e qeverisë dhe racionalitet mendor, nuk kam urrejtje ndaj asnjë sindikalisti.”, vazhdoi Kurti.

E krejt në fund të fjalimit të tij, Kurti tha se është e kuptueshme që njeriu më i zhurmshëm është deputeti me shurdhues.

Si duket Kurti i referohej blerjes së një pistolete me shurdhues nga Abelard Tahiri, deputet i PDK-së.

Lajme të ngjashme