Deputeti i VV-së përkrah protestën kundër Speciales: Po i shohim mënyrat për të zhbë këtë gjykatë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka përkrahur protestën kudër Gjykatës Speciale, e cila do të organizohet sot nga Partia Socialdemokrate.
Ai ka thënë për gazetën Nacionale, se po shohin mënyrat institucionale për ta zhbë këtë gjykatë.
“Jam kundër Gjykatës Speciale. Po shohim mënyrën institucionale për ta zhbë. Protesta është e mirë dhe e drejt”, ka thënë Humolli.