Deputeti i VV-së: Përderisa Kurti, nuk sjell marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën, ai e ka mbështetjen
Për takimin e Ohërit e të arriturat nga ai, ka folur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.
Korenica ka shkruar se përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk sjell në kuvend një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën e vendit, ai do ta ketë mbështetjen e deputetëve të tij.
“Madje për të mos harruar, Pakoja e Ahtisarit ua ka dhënë edhe ashtu të drejta të shumta këtij komuniteti edhe pse donin që Kosova të jetë shtet multietnik me të drejta të barabarta”, është shprehur Korenica.
Më tej, Korenica tha se janë disa të drejta “të padrejta që përmes Pakos së Ahtisarit kanë gjetur zbatim”, teksa shtoi se VV-ja vazhdon të jetë kundër Asociacionit me kompetenca ekzekutive dhe njëetnike.
“Hezitim e mosguxim është frikë e përballjes me realitetin dhe me të kaluarën e zymtë, e, fatkeqësisht politika hegjemoniste e Millosheviçit është ende e gjallë përmes Vuçiçit”, shkroi ai,