Deputeti i VV-së nga Gjakova merret me Srpskan, ‘harron’ ta mbrojë Kusarin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka reaguar pas përgjimeve të publikuara në Nacionale, duke thënë se u kuptua që “Radojiçiq është shefi i vërtetë i Listës Serbe”.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Lista Serbe duhet të hyjë në listën e zezë.
Ai po ashtu ka kritikuar edhe gazetarët e analistët, që sipas tij “nuk kanë folur për këtë lidhje kriminale dhe nuk kërkuan masa ligjore nga shteti i Kosovës”.
“Këto përgjime kanë dhënë faktet të mjaftueshme për të shpallur këtë organizat si të paligjshme dhe të ndiqen penalisht udhëheqësia e saj për një mori veprash penale.” – ka shtuar tutje ai.
Vlen të theksohet, se në asnjë prej rreshtave në statusin e deputetit nga Gjakova, nuk mbrohet shefja e tij, Mimoza Kusari-Lila e cila ishte protagoniste në këto përgjime.

