Deputeti i VV-së merr masa: E ‘izolon’ telefonin pasi Nacionale ia publikoi disa biseda nga Kuvendi
Për javë të tëra, gazeta Nacionale ka publikuar disa biseda të deputetëve të Vetëvendosjes nga Kuvendi i Kosovës.
Protagonist ishte deputeti i VV-së, Halil Thaçi. Së pari Nacionale publikoi biseda që dëshmonin disa biseda për tentim-ndikim në KEK, më pas se si Thaçi shkruante fjalime me Chat Gpt, dhe biseda e fundit javën e kaluar ku mori mesazhe nga Mimoza Kusari-Lila si të sillej në Kuvend.
E në seancën e sotme, deputeti protagonist i bisedave në telefon, duket se ka marrë masa.
Ai seancën e sotme duket ta ketë izoluar telefonin me mbështjellës special, në mënyrë që të mos shihen bisedat.
Pamjet:
