Deputeti i PDK-së tregon 7 arsyet pse Krasniqi duhet të takohet me Kurtin - NACIONALE

Deputeti i PDK-së tregon 7 arsyet pse Krasniqi duhet të takohet me Kurtin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka komentuar takimin në mes të Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit, i cili do të ndodhë sot.

Ai ka treguar arsyet se pse kryetari i PDK-së duhet të shkojë në këtë takim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka përmendur 7 arsyeje.

“Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bën mirë që shkon në takim. Qe disa arsyje: 1. PDK gjithmonë ka pasur guximin që pakënaqësitë t’ua thotë kundërshtarëve në sy 2. ⁠Pa dialog, ngërçi politik në të cilin kemi hyrë, nuk kalohet. 3. ⁠Pa kompromise nga VV-ja, Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet. 4. ⁠Mosshkuarja në takim do ta thellonte krizën politike dhe përçarjen, si dhe do të krijonte përshtypjen e gabuar se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit. 5. ⁠Nëse Kurti këtë takim e ka projektuar si bllof politik, kjo do t’i hakmerret atij. 6. PDK ka dëshmuar që në periudhat më kritike për vendin të jetë faktor përcaktues për tejkalimin e sfidave të brendshme. 7. Shkuarja në takim nuk është tërheqje nga kërkesat tona, por vetëm një mundësi për t’i përforcuar ato”, ka shkruar Behrami.

Lajme të ngjashme