Deputeti i LDK-së: Mustafa e Abdixhiku nuk i afrohen Ibrahim Rugovës - NACIONALE

Deputeti i LDK-së: Mustafa e Abdixhiku nuk i afrohen Ibrahim Rugovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në një intervistë për Arbresh.info, ka thënë se as ish-kryetari, Isa Mustafa e as kryetari i tanishëm i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk i afrohen kryetarit historik, Ibrahim Rugovës.

Zemaj ka thënë se Ibrahim Rugova nuk përsëritet dhe se kryetarët e tjerë të LDK-së mundohen ta përcjellin vizionin e tij.

Ndërkaq, për të larguarit nga LDK-ja, si presidentja, Vjosa Osmani dhe të tjerë, Zemaj ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontak miqësor, por vetëm kontakt institucional.

Ai ka treguar edhe për kohën sa ishte ministër i Shëndetësisë.

Unë jam i lindur që të funksionojë në sfida, dhe jo në rrethana normale. Në kohën kur unë jam emëru ministër ka qenë një polarizim i madh politik, dhe fokusi opozitar ishte që dikush të bëhej ‘kurban’ ose i ndërrimit të qeverisë ose i sulmeve dhe kjo ishte atraktive për njerëz të cilët nuk kishin mundësi tjera të shprehjeve politike, sepse edhe pas meje kishte pandemi por ato zëra u heshtën. Sot ti mundesh me qenë mjek i mirë, por jo ministër, këtë e kemi parë në 30 muajt e fundit me këtë qeveri. Përkundër sfidave, ajo më e mira është kur në fund të ditës e sheh se ka pasë pak vdekje, pak pasoja dhe shkallë të ultë të infeksionit”, ka thënë Zemaj për arbresh.info.

Lajme të ngjashme