Deputeti gjerman e kritikon Qeverinë e Serbisë: Ushqen urrejtje dhe nacionalizëm - NACIONALE

Deputeti gjerman e kritikon Qeverinë e Serbisë: Ushqen urrejtje dhe nacionalizëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Micheal Roth, kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, ka komentuar zhvillimet në Serbi gjatë kohës san ë OKB po votohej për rezolutën që njeh 11 korrikun si datën e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Në një shkrim në “X”, Roth ka kritikuar ashpër Qeverinë e Serbisë.

Sipas Roth-it, Qeveria e Serbisë po nxit urrejtje dhe nacionalizëm.

“Regjimi serb e portretizon veten si viktimë e forcave të liga, sepse OKB-ja ka vendosur me një shumicë të madhe të përkujtojë gjenocidin e Srebrenicës. Në vend të pajtimit dhe bashkëpunimit, po ushqehet nacionalizmi dhe urrejtja. Ky regjim po shkatërron të ardhmen evropiane të Serbisë” – ka shkruar Roth.

Lajme të ngjashme