Deputetët i duartrokasin dënimit të terroristëve në rastin “Banjska”: Lavdi heroit Afrim Bunjaku - NACIONALE

Deputetët i duartrokasin dënimit të terroristëve në rastin “Banjska”: Lavdi heroit Afrim Bunjaku

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kosovës kanë mirëpritur verdiktin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin “Basnjka”.

Me të marr lajmin për dënimin e tre terroristëve, ata e kanë duartrokitur vendimin

“Më lejoni të përshëndes vendimin e Gjykatës Themelore me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist në Banjskë”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se me këtë vendim nuk përmbyllet dënimi për sulmin e shtatorit të 2023-ës.

“Megjithatë, drejtësia për sulmin në Banjskë nuk përfundon këtu, ajo përmbyllet kur kryeterroristi Milan Radoiçiq transferohet në Republikën e Kosovës së bashku me terroristët tjerë. Lavdi heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme