Deputetët e Listës Serbe betohen se do punojnë “për interesin e mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës" - NACIONALE

Deputetët e Listës Serbe betohen se do punojnë “për interesin e mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

9 deputetë të Listës Serbe janë betuar në fillim të seancës së Kuvendit të së enjten, e cila po vazhdon ende, ku po diskutohet për projekt buxhetin e hartuar nga Qeveria e Kosovës.

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, u ka lexuar betimin, të cilët kanë nënshkruar atë betim, siç shihet edhe në publikimin e uebfaqen e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa betimi, që është ndryshuar me ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, flet për ruajtjen e integritetit institucional, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës.

Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, thuhet në betimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pas betimit, 9 deputetët e rinj serbë të Kuvendit të Kosovës janë larguar nga seanca, gjersa Lista Serbe ka bërë një reagim për këtë çështje.

Në këtë reagim ata e kanë cilësuar si "strategjik dhe politik" vendimin për të marrë mandatet.

Lajme të ngjashme