Deponohen mbi 600 euro para false në Graçanicë, policia nis hetimet - NACIONALE

Deponohen mbi 600 euro para false në Graçanicë, policia nis hetimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një punëtore e bankës në Graçanicë ka raportuar se janë deponuar një shumë e parave prej 656 eurove, saktësisht të monedhës prej 2 euro të falsifikuara.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.

Fsh. Preoc, Graqanicë 23.01.2023 – 11:00. Ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lajme të ngjashme