Arionit Idrizi dënohet me një vit burgim me kusht për kërcënimin e gazetarëve - NACIONALE

Arionit Idrizi dënohet me një vit burgim me kusht për kërcënimin e gazetarëve

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Arionit Idrizi është dënuar me një vit burgim me kusht për kërcënimin ndaj gazetares së Nacionales, Eriola Cacaj, kameramanit Drilon Namani si dhe monitoruesit të Betimi për Drejtësi, Flamur Kabashi.

Gjykata ka vendosur që atë ta dënoj me një vit burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri Brenda dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Kjo u bë e ditur në një përgjigje të Gjykatës Themelore në Gjilan për Gazetën Nacionale, ku thuhet, "ju njoftojmë se me datë 11.03.2026, gjyqtari i çështje ka shpall aktgjykim dënues ndaj Arionit Idrizit, duke i shqiptuar dënim me një (1) vit burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri brenda 2 (dy) viteve nuk kryen vepër tjetër penale."

Lajme të ngjashme