Dënimi nga PZAP-i, Rrahmani: Gjykata Supreme e shpalli të pavlefshëm dënimin prej 7.600 eurosh - NACIONALE

Dënimi nga PZAP-i, Rrahmani: Gjykata Supreme e shpalli të pavlefshëm dënimin prej 7.600 eurosh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eman Rrahmani, udhëheqës i Koalicionit për Familjen, ka njoftuar se e kanë fituar edhe një rast tjetër në Gjykatën Supreme.

Më saktë, Supremja e ka hedhur poshtë dënimin e PZAP-it për dënimin e 7.600 eurosh.

“E mposhtëm përsëri organizatën “Dylberizëm”.

Fitoret tona janë të mëdha dhe populli ynë është shumë i madh.

Gjykata Supreme e shpalli të pavlefshëm dënimin prej 7600 eurosh nga PZAP pas ankesës sonë, duke i dhënë të drejtë të plotë fjalorit tonë, që thërrasim me gjithë fuqinë që kemi për të mos lejuar martesat e gjinive të njëjta, sorrogacinë dhe ndërrimin e gjinisë.

Ne jemi fitimtarë!” – ka shkruar Rrahmani.

Lajme të ngjashme