Dëmtuan derën e kishës ortodokse në Prizren, Policia identifikon fëmijët - NACIONALE

Dëmtuan derën e kishës ortodokse në Prizren, Policia identifikon fëmijët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ka njoftuar se ka identifikuar fëmijët që dyshohet se janë përgjegjës dëmtimin e derës së kishës ortodokse në Prizren.

Të dyshuarit janë një 15 dhe 13 vjeçar.

“Ndërsa sot me datë 19 prill 2023, pas analizimit të gjitha provave të mundshme kanë arritur që të identifikojnë dhe sigurojnë tre të dyshuarit të mitur (dy 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar) të cilët dyshohen se kane qene të përfshirë në këtë rast.” – thuhet në njoftim.

Ndryshe, për dëmtimin e derës së kishës ortodokse, dje reagoi edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë.

Lajme të ngjashme