Deliu: Luftim i korrupsionit nga VV-ja veç një farsë
Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së, ka komentuar dy raportet ndërkombëtare, atë të DASh-it dhe Freedom House.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për këto dy raporte, Deliu e quajti farsë pretendimin e VV-së për luftën ndaj korrupsionit.
Tutje, Deliu i ka quajtur alarmante këto gjete të dy raporteve.
“Nëse i lexojmë drejtë dhe me saktësi këto dy raporte, të dy raportet konfirmojnë asgjë më shumë e më pak se sa atë që e kemi thanë tash e disa kohë si parti opozitare. Kjo qeveri ka ardhur me narrativën më të fuqishme se do ta luftojë korrupsionin, tash po e shohim se narrative e tyre përveç një farsë, nuk ka pasur asgjë tjetër” – ka thënë Deliu në Kuvend.