Deliu-Kodra për aferën “Gruri”: Abuzo e shkel gjithçka dhe këdo që del përpara - NACIONALE

Deliu-Kodra për aferën “Gruri”: Abuzo e shkel gjithçka dhe këdo që del përpara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar lidhur me incizimet që i ka publikuar sot gazeta Nacionale rreth grurit në rezerva shtetërore.

Ajo ka thënë se incizimet e tilla janë pasqyrë e qeverisë. Sipas saj, shteti u vu kundër Enver Hajrullahut që ishte për ligj e drejtësi.

Postimi:

Shantazh. Intimidim. Keqpërdorim. Në fjalët e tyre: Llugë!

Miliona euro të paguara, mungesë e madhe e grurit në rikthim.

Enveri, zyrtari i vetëm për ligj e drejtësi. Pastaj shteti u vu kundër tij.

Kjo është pasqyra e kësaj Qeverie. Abuzo e shkel, gjithçka dhe këdo që del përpara.

2 vjet, 4 muj e 10 ditë të Qeverisë Kurti II me të njëjtin sistem: Në emër të shpresës!

Lajme të ngjashme