Deleviqi 'himnizonte' Radojiçiqin, gruaja e tij 'mallkon' Policinë e Kosovës - NACIONALE

Deleviqi 'himnizonte' Radojiçiqin, gruaja e tij 'mallkon' Policinë e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gruaja e Millan Deleviqit që mbeti i plagosur - pasi Policia e Kosovës thotë se vetura ku ai ndodhej i kishte goditur për të nxitur më pas gjuajtjen e tyre me armë zjarri – ka sulmuar ashpër me disa komente në rrjete sociale. Por, burri i saj duket se ishte simpatizues i Millan Radojiçiqit.

Ana Deleviq ka shkruar në Facebook fjalë që nxisin gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit.

“Terroristë, a donit që fëmija im të humbte babanë, mallkuar qofshit,” – ka shkruar ajo në gjuhën serbe në një postim në këtë rrjet social.

Ndërkohë në postimet e Millan Deleviqit në Facebook, shihet se ai ka shpërndarë fotografi ku himnizonte kriminelin serb Millan Radojiqiq.

Radojiqiq është nën kërkim nga Policia e Kosovës tash e shumë kohë.

Po ashtu, në llogarinë e tij në Facebook shihet se Delleviq ka shpërndarë edhe muzikë patriotike serbe.

Lajme të ngjashme