Delegacionit të Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s - NACIONALE

Delegacionit të Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Delegacionit të Kuvendit të Kosovës i është ngritur statusi në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble.

Njoftimi është bërë nga Kuvendi i Kosovës, ku thuhet se kjo u vendos sot gjatë mbledhjes së Komisionit të Përhershëm drejtues të Asamblesë Parlamentare të nAOT-s.

“Për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues. Ky vendim do të formalizohet me votim në Asamblenë parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje.” – thuhet tutje.

Kuuvendi njofton se Kosova do të ketë përfshirje më të madhe në vendim dhe të drejtë në adresimin e amandamenteve e komenteve.

“Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit në Asamblenë e NATO-s do të ketë zgjerim të delegacionit, Kosova përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe të drejtë në adresimin e amendamenteve dhe komenteve për secilin proces e dokument i cili trajtohet nga Asambleja, të cilat më herët është dashur të bëhen përmes delegacioneve të vendeve tjera, kryesisht Shqipërisë.“ – thuhet mes tjerash.

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme