(De)klasifikimi i tenderit për ushqim të FSK-së, Qalaj: As Maqedonci nuk më demantoi, tha veç "s'mund të flas" - NACIONALE

(De)klasifikimi i tenderit për ushqim të FSK-së, Qalaj: As Maqedonci nuk më demantoi, tha veç "s'mund të flas"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të adresuar krizën e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i është referuar raportimit të Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje për të treguar anomalitë që kanë ngjarë me këtë çështje.

Qalaj shpjegoi se si u shpall tenderi i klasifikuar – i.e: sekret shtetëror – dhe qysh tek pastaj dy muaj vonë u deklasifikua.

Një javë më parë, e kemi pasur raportim në Komision ministrin e mbrojtjes, dhe në pyetjen time zoti ministër a është e vërtetë që e keni klasifikuar tenderin për furnizim me ushqim, ka thënë “Po”. Paramendoni pas klasifikimit i janë dashur dy muaj që të deklasifikohet. Dhe çka ka ndodh? Pasi ka kaluar afati ligjor i kompanisë që kanë pasur tenderin, kanë autorizuar një komision për të negocuar me shtatë kompani”, tha Qalaj.

Ky raport i këtij komisioni pastaj ka qenë i papranueshëm pë zyrtarë të lartë në ministrinë e mbrojtjes. Dhe pastaj nënshkruan tender tjetër që po del problematik. Për shkak se aty paskan qenë dy kompani që kanë konkurruar për atë tender. Dhe në pyetjen time ndaj Ejup Maqedonci se a është e vërtetë se njëra nga kompanitë u ka dërguar e-mail dhe u ka thënë se unë nuk kam aplikuar në këtë tender, po më janë shfrytëzuar dokumentet në mënyrë të paligjshëm”, shtoi Qalaj.

Ai, Ejup Maqedonci, tha se nuk mund të flasë për shkak se është duke u hetuar nga autoritetet brenda FSK-së. Pra nuk e demantoi. Njëra nga kompanitë u ka çuar email dhe u ka thënë se nuk ka konkurruar”, tha Qalaj.

Lajme të ngjashme