Deklarimi i parë paszgjedhor, Hamza: Unë s’fshehem nga përgjegjësia, PDK priti rezultat më të mirë - NACIONALE

Deklarimi i parë paszgjedhor, Hamza: Unë s’fshehem nga përgjegjësia, PDK priti rezultat më të mirë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

  • Pozita ka përgjegjësi, unë s’fshehem.

Kështu tha Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në deklarimin e parë paszgjedhor që nga dje, ku Vetëvendosja e Albin Kurtit fitoi thellë për të qeverisur e vetme me një përsëritje rezultati të vitit 2021.

Hamza i PDK-së tha se pritën rezultate më të mira, por që nuk u rezultoi. “Kemi ruajtur votën tonë, trupin tonë elektoral”, tha megjithatë Hamza para gazetarëve.

Pyetur për kërkesat që Albin Kurti i tha mbrëmë ndaj opozitës për të bashkëpunuar për votim të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, Hamza tha se ato gjithmonë janë votuar nga PDK-ja, dhe të gjitha çështjet me interes për vendin.

Për punën e Presidentit të Kosovës, që duhet zgjedhur më së largu më 4 mars të vitit të atdhshëm, ai tha se “beson” të gjenden një formulë për zgjedhjen e tij.

“Kemi pritur rezultat më të mirë. Por, PDK ka arrit me ruajt votën e vet, me ruajt elektoratin e vet. Pozita i ka edhe përgjegjësit e veta, sikurse unë nuk fshehan pas përgjegjësive. Këto ditë do ë kemi takime me strukturat, vendimet do t’i marr në kohë, trë anaëizuara, dhe nuk vonohem në vendimarrje. Vendi të ketë institucione, vahzodn puna. Sepse mjaftueshëm kemi pasur bllokad adhe mungesa. Secili ta kryen punën e vet, por edhe ne në opozitë me dhënë kontributin tonë”, tha Bedri Hamza.

“Gjithçka në interes të vendit PDK e jep kontributin e vet, PDK gjithmonë i voton marrëveshjet ndërkombëtare. Puna e Presidnetit, kjo është çështje e ndarë, njëher pres me u formu qeveria dhe kur të vjen koha e Presidentit, besoj që ka mundësi me u gjet formulë qysh me u zgjrdh, që mos me u blloku vendi”, tha ai.

Pyetur nga gazetarët nëse mendon të tërhiqen nga posti i drejtimit të partisë ku u zgodh kryetar para mëse një muaji, Hamza tha se nuk i fshehet përgjegjësisë.

“E para zgjedhjet kanë qenë pramë, koha s’[shtlë e mjaftueshme me pa cka ka ndohd. Por, PDK e ka ruajtur votën e ve.t E thash që pozita ka edhe përgjegjësi dhe normalisht mbi bazën e përgjegjësisë i marrë vendimit. Kurrë s’i shmangen përgjegjësive. Tash e kam marrë PDK-në para një muaj dite, ka qenë kohë tepër e shkurtë që me u marër me organizimi ne brendshëm dhe reformat në parti. PDK shpejt do të futet në proces të brendshëm zgjedhor, dhe do të fillojë prej bazës në të gjitha nivelet.

Nëse i referoheni 10 ditëshit, besoj që fushata e PDK-së ka qenë shumë aktive edhe në terren edhe n ërrjete sociale e televizione, kemi bë përpjekej maksimale ët shpjegojmë projektin tonë”, tha ai.

"Një situatë komplekse bukur mir të planifikuar se çka ndodh, PDK ka bë punë të mirë, e ka ruajtur trupin e vet elektoral, dhe do të rritemi edhe më tej", përfundoi ai.

Lajme të ngjashme