Deklarata skandaloze e Milanoviq, Haradinaj-Stublla i kërkon Osmanit ta telefonoj për t’i treguar dallimin
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka bërë një deklaratë të tmerrshme ndaj vendit tonë, duke thënë se ‘Serbisë iu rrëmbye Kosova’.
Rreth kësaj ka reaguar ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.
Haradinaj – Stublla përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet t’i telefonojë nesër Presidentit kroat për t’i shpejguar dallimin mes rrugëtimit të pavarësimit legjitim e legal të Kosovës & aneksimit ilegal të Krimesë.
“Presidentja Vjosa Osmani duhet t’a telefonojë menjëherë nesër Presidentit kroat, Zoran Millanoviq për t’ia shpjeguar atij dallimin esencial mes rrugëtimit të pavarësimit legjitim e legal të Kosovës & aneksimit ilegal të Krimesë. Po ashtu edhe me letër zyrtare referuar prononcimit skandaloz të tij”, shkroi ajo në Twitter.
Pres @VjosaOsmaniPRKS duhet t'a telefonojë menjëherë nesër Pres kroat #Milanovic për t'ia spjeguar atij dallimin esencial mes rrugëtimit të pavarësimit legjitim e legal të Kosovës & aneksimit ilegal të Krimesë. Poashtu edhe me letër zyrtare referuar prononcimit skandaloz të tij!
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) January 30, 2023
