Deklarata që s’e dha dhe beteja që s’e bëri, e Konjufcës - NACIONALE

Deklarata që s’e dha dhe beteja që s’e bëri, e Konjufcës

3 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Për një kohë të shkurtër e vendosi veten si qendror në artikulimin e rreptë të e pozicionit të shtetit të Kosovës karshi Dialogut dhe të një Asociacioni të Komunave të banuara me shumicë serbe, me "pikënisje" të Draft-Statutit të 2 majit; ndërsa sot në përplasjen më të madhe të Kosovës me mbarë komunitetin ndërkombëtar Trans-Atlantik, Konjufca është zhvendosur në periferi të debatit duke mos e bërë betejën bashkërisht me bashkëpartiakët e tij. Ta lexojmë në as një muaj kohë (de)kreshendon e tij..

Ishte 2 maji i Brukselit... Po qe se një Draft-Statut si ajo e Ekipit Menaxhues do të ishte pikënisje, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, shprehej se Kosova s’ka çfarë të kërkojë në atë dialog. Sepse federalizim s’duhet të ketë assesi, shprehej ai në gjuhë tonike të shpeshtuar. Në dritë të kësaj, përveç atë që artikulonte se “binari i parë” është njohja (de facto) e ndërsjellë dhe “binari i dytë” Asociacioni, Konjufca kishte vendosr të dilte publikisht me një qëndrim të pretenduar të QUINT’it, se madje ishte edhe një “binar edhe më i parë” – kthimi i i serbëve në institucione.

Konjufca, gazetarëve ua kishte shtruar një pyetje për ta përçuar te ky pentagon shtetesh, dhe shprehej se po qe se ato nuk e japin – do ta jep vetë ai. QUINT’i nuk e dha, e as Konjufca nuk e dha; në ngjarjet e mëpastajme, as Konjufca betejën s’e vazhdoi ai. Për se është fjala?

“Njëherë kthimi i serbëve në institucione dhe mëpastaj Asociacioni”: ky thoshte Konjufca ka qenë edhe qëndrim i QUINT’it, teksa këtyre të fundëve u bënte thirrje të tregojnë nëse kanë ndryshuar qëndrim.

Unë e kom dëgju që vendet e Quintit kanë thënë se nuk ka Asociacion pa u kthy serbët në institucione. Le të na tregojnë a e kanë ndryshu këtë qëndrim vendet e Quintit apo jo. Unë e kam dëgjuar, mund të iu pajis edhe me deklaratën e tyre. Pa u kthy në institucione nuk ka Asociacion. Dmth nuk mund ta kushtëzoni Asociacionin, duke e shantazhu Kosovën prej Beogradit”, shprehej ai.

Nacionale pati provuar të pajiset me këtë deklaratë/qëndrim të QUINT’it që kryetari Konjufca tha se mund t’i pajis mediat, por pa rezultat. Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli, nuk ia ka dërgonte Nacionales këtë deklaratë.

Megjithatë, ishte ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, që në dëgjim të parë, dukej të jep një shpjegim që s’mund të mos lexohej veçse si përgënjeshtrim ndaj Kryetarit të Kuvendit; për atë se QUINT ka një qëndrim të tillë: njëherë kthimi në institucione, pastaj Asociacioni.

Është një pyetje e vështirë për mua”, e pati nisur përgjigjen e tij, Jeffrey Hovenier. Ambasadori nuk mundte t’i krijojnte një sekuencim të kësaj dikotomie. Nga perspketiva e Shteteve të Bashkuara, ai tha se “që të dy gjëra duhet të ndodhin”.

Hovenier, shprehej se nuk e di “cila është sekuenca, shkaku ose pasoja”, duke lënë të kuptohet se nuk mund të shënojë një raport kauzaliteti cila do t’i paraprijë cilës; por se duhet të ndodhin njëherazi.

"Një pyetje e vështirë për mua që t’i përgjigjem, Atë që mund të them është se jam në dijeni që disa serbë e kanë tërhequr këtë paralele dhe kanë bërë këtë lidhje. Nga perspektiva e SHBA-së këto janë dy gjëra që duhet të ndodhin. Është e vështirë për mua të them se cila është sekuenca apo shkaku e pasoja. Ne duam të shohim kthimin e serbëve në institucione", ka thënë ai.

Konjufca del të ketë qenë gënjyer, ose të ketë gënjyer. Fast forward...javë më vonë.

Në përplasjen e madhe tashmë dy-javore mes kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, me mbarë aleatët jetikë perëndimorë (më theksueshëm me ShBA’në) Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe figura numër dy për nga autoriteti në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk morri pjesë – së paku jo në fërkimet verbale që u shpërfaqën masivisht që nga e premtja e kaluar. Konjufca, i cili jo rrallëherë provon të mirëmbajë esëlli në deklarime (me një relaksim jashtëpartiak), as kësaj here nuk i kontriboi Vetëvendosjes dhe Qeverisë në diskurs vetëmbrojtës-me-çdo-kusht ndaj kritikave të mëdha që kishin lëshuar aleatët si ShBA, Gjermania, por edhe tërë shtetet e QUINT-it.

Mendoj se pozicionet tona nuk po kuptohen drejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, do të thoshte Konjufca me tonet më të buta të artikulimit të një përgjigje ndaj gazetarëve në një konferencë për media, ku elefanti në dhomën e konferencës do të ishte dënimi brutal deklarativ i Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Këtë të fundit, shefi i qeverisë, Albin Kurti, e quajti “naiv”, përkthyeshëm: të papërvojë, me mungesë të njohurive për ngjarjet reale, ose të pashëndosh në gjykim. Konjufca, jo, megjithatë.

Nuk është hera ta them të drejtën që po na ndodhë kjo. Më kujtohet edhe para dy viteve kur ishte çështja e reciprocitetit. Hasëm asokohe në një gjuhë të ashpër, në një qortim të ashpër për Republikën e Kosovës; kjo nuk është e mirë për ne. Ne pranojmë që është një gjë e keqe për Republikën e Kosovës”, pati thënë Konjufca duke e mbajtur një ton të pangarkuar me defanzivitet të paarsyeshëm.

Duhet t’i argumetojmë – ndoshta më mirë – pozicionet tona. Ndoshta pozicionet tona nuk po kuptohet drejtë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Glauk Konjufca teksa shpjegoi kronologjinë e ngjarjeve që nga nëntori i vitit të kaluar dhe “nevojës” legalo-kushtetuese të veprimit të qeverisë kosovare.

Lajme të ngjashme