Dega e ‘Guxo’ në Pejë godet listën ‘Donika-Faton’: Nuk marrim pjesë në këto zgjedhje, dhe s’i përkrahim ata
Pas degës së “Guxo” në Ferizaj, edhe ajo në Pejë ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet paralementare dhe mos ta përkrahin listën, siç e kanë quajtur ata “Donika Faton”.
Në një reagim të gjatë të publikuar në rrjetin social Facebook, kjo degë ka njoftuar se kanë mbajtur një mbledhje, ku pas dy vitesh mungesë, ka marrë pjesë edhe kryetarja Donika Gërvalla.
“Pas diskutimeve përmbajtësore dhe mirë të elaboruara nga ana e anëtarëve të kryesisë dhe propozimeve të tyre, duke pasë për bazë demokracinë dhe mendimin e lirë dhe të drejtën që GUXO në Pejë të ketë kandidatin e vet në garë për deputet përshkak të meritokracisë dhe si e tillë dega merr pergjegjësinë për rezultatin e parashikueshëm pozitiv dhe pushteti partiak të fillonte ndikimin nga poshtë – lartë, teori e shumë trumbetuar nga vetë znj. Donikë, në fakt ndodhi ajo qe nuk pritej! Sihariqi na u dha se kandidatët janë të përzgjedhur nga Donika - Fatoni, e neve na mbetët të bëjmë punën e argatit e të mbledhim vota për ta, pra nuk u respektua mendimi dhe propozimi I degës, por as që shtrohej pyetja që për kandidatët e propozuar nga këta të dy të merrët miratimi në Këshillin e Përgjithshëm të parties si organ ii vetëm ekzekutiv dhe përgjegjës për të vendosur një gjë të tillë!” – thuhet aty.
Kjo degë, që ka deklaruar se janë pararendës të “Listës Vjosa”, nuk do ta përkrahin listën “Donika – Faton”.
“Andaj ne si pararendës të “Listës Vjosa” bashkëthemelues të Partisë GUXO vendosim të mos marrim pjesë aktivisht në këto zgjedhje nacionale, duke qëndruar në GUXO dhe të mos e përkrahim listën “Donika – Faton” me arsyen se:
- Pjesëmarrja në zgjedhje pa akronime partiake është në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë!
- Mos përfillja e propozimeve dhe mohimi arbitrar, autokrat i demokracisë dhe vullnetit të anëtarëve të partisë!
- Prurjet satelit për ta përfaqësuar degën pa dhënë as mä të voglin kontribut dhe jo në të mirën e partisë!
- Shkelja e Statutit të Partisë konkretisht: Neni 13, pika 2 dhe 3; Neni 15, pika 1 dhe 2; Neni 16, pika 2.5 dhe 2.6; Neni 17, pika 2 dhe Neni 22, pika 3!”