Defekte në pajisje e vonesa: Fillon me probleme votimi në Shqipëri - NACIONALE

Defekte në pajisje e vonesa: Fillon me probleme votimi në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar edhe zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri, ku në rreth 60 komuna (bashki) qytetarët do të zgjedhin kryetarët edhe për katër vitet e ardhshme.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë. Në disa komuna ka pasur vonesa në hapjen e qendrave të votimit, e në disa qendra të tjera votimi është ndërprerë. Kjo për shkak të problemve që janë shfaqur me disa pajisje teknologjike.

Në Lushnjë e Kavajë procesi nisi me vonesë, pasi disa prej pajsije nuk funksionin. Edhe në Fier ka psaur probleme të ngjashme në disa prej qendrave të votimit.

Problematika të shumta ka pasur edhe në Tiranë. Në disa nga pikat e votimit të njësisë numër 5 në Tiranë është pezulluar procesi.

Mediat në Shqipëri bëjnë me dije se qytetarëve që janë paraqitur për të votuar në disa nga qendrat e votimit të kësaj njësie, u është thënë të largohen e të paraqiten pas dy orësh për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit.

Pas problemeve të raportuara më herët për shkollën ‘Petro Nini Luarasi’, ku nuk punon pajisja e identifikimit, problematika të tilla janë hasur dhe në Elbasan, Shkodër dhe në disa qendra të Durrësit.

Edhe në 15 qendra votimi në fshatrat e Korçës është ndërprerë procesi i votimit.

Shkak për këtë është bërë pajisja e identifikimit.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se janë në pritje të një urdhri nga KQZ për mënyrën se si do të procedohet në vijim, nese do vendoset të nise procesi sikurse është proceduar në vitet e kaluara.

E njëjta arsye është bërë shkak edhe për ndërprerjen e votimit në disa qendra të tjera votimi në Tiranë dhe në rrethe.

Pjesëmarrja deri në orën 8.00 është 1.29 %

Detaje për zgjedhjet

Shqipëria voton sot për zgjedhjet lokale. Në orën 07:00 deri më 19:00, shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj.

144 kandidatë garojnë sot për kryetarë bashkie. Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë. Gjithashtu sot votohet edhe për 61 Këshillat bashkiakë, ku konkurrojnë 40 parti dhe koalicione. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të parlamenteve vendore, janë regjistruar rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur

5511 policë do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në Shqipëri gjatë ditës së sotme (e diele). Ndërsa janë trajnuar gjithsej 7530 policë të cilët do të angazhohen me detyra gjatë procesit zgjedhor.

Gara më interesante pritet të jetë në kryeqendra sidomos në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër e komunat të tjera të mëdha që ndër vite ka qenë vend i betejave politike ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovë po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të cilat po mbahen. Zyrtarë të KQZ-së do të jenë prezentë në disa qendra të votimit për të ndjekur nga afër organizimin e zgjedhjeve.

Gjatë këtij vëzhgimi, vëmendje më e madhe do t’i kushtohet votimit të pjesshëm elektronik në 401 vendvotime të bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë, si dhe numërimin e votave që zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Lajme të ngjashme