Deçan, Istog, Klinë e Malishevë: LDK del e para me votat e diasporës në këto komuna
Në katër komuna të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, po prin si partia e para në votimin përmes postës.
Në Deçan, kjo parti, deri tani ka marr 42.93%, ose 875 vota. Përderisa partia e dytë është Lëvizja Vetëvendosja me 37.88% ose 772 vota dhe e treta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 15.70% ose 320 vota.
Në Istog, LDK ka marr 42.01% ose 796 vota, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka 41 vota më pak, e që e bën të jetë partia e dytë me 39.84%.
Komuna tjetër ku prin kjo parti është Klina, me 567 vota, ose 36.44%. Ndërsa partia e dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 34.64% apo 539 vota.
Dhe komuna e katërt është Malisheva. Këtu Lidhja Demokratike e Kosovës prin si partia e parë me 49.91% ose 292 vota.