Davenport: S'mund të ketë normalitet pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione - NACIONALE

Davenport: S'mund të ketë normalitet pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është shprehur se normaliteti në pjesën veriore të Kosovës nuk mund të rikthehet pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione të rëndësishme si policia, gjyqësori, administrata komunale, dhe të tjera.

Davenport u shpreh se është e rëndësishme të kemi zgjedhje gjithëpërfshirëse, ashtu siç është rekomanduar nga Bashkimi Europian dhe aktorë të tjerë, në mënyrë që kryetarët e komunave në veri të kenë legjitimitetin e nevojshëm. Ai shtoi se misioni i OSBE-së është i gatshëm për të ndihmuar në këtë proces.

“Siç kemi dëgjuar nga BE-ja dhe faktorë të tjerë, duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrë që kryetarët e komunave në veri të kenë legjitimitetin e nevojshëm. Sigurisht që edhe misioni ynë është i gatshëm të ndihmojë në këtë drejtim”, deklaroi Davenport për RTK2.

“Fatkeqësisht, pati përplasje dhe sulme në të cilat u plagosën policë, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe gazetarë, në disa raste rëndë. Para së gjithash, duhet të ketë një qetësim të tensioneve dhe një shtensionim të situatës. Siç e kam thënë në disa raste, pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit në jetën e përditshme”, - pohoi Davenport.

Lajme të ngjashme