Daut Haradinaj nga Lipjani: Gjendja ekonomike në vend është e rëndë, Kurti tallet me batuta të mizës e dhisë - NACIONALE

Daut Haradinaj nga Lipjani: Gjendja ekonomike në vend është e rëndë, Kurti tallet me batuta të mizës e dhisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Serioze dhe të rëndë e ka vlerësuar gjendjen ekonomike në vend, kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, ndërsa ka adresuar kritika ndaj kryetarit të qeverisë, Albin Kurtit, për të cilin tha se “vazhdon e tallet me batuta të mizës e dhisë”.

Kjo qeveri e ka rënduar jetën e qytetarëve, pa rrymë e me fatura të trefishuara, të gjithë po e përjetojnë gjendjen e rëndë ekonomike, shtëpi të boshatisura me prindër të vetmuar sepse fëmijët u larguan për mundësi më të mira e jetë më dinjitoze, ndërkohë Kryeministri vazhdon e tallet me batuta të mizës e dhisë. Gjendja është serioze, nëse nuk e ndalim këtë degradim, Kosova do të zbrazet si në kohë luftë”, tha Haradinaj.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme