Data caktohet sot: VV-ja synon që në seancën konstituive të zgjedh edhe qeverinë, por nuk jep prova se i ka numrat - NACIONALE

Data caktohet sot: VV-ja synon që në seancën konstituive të zgjedh edhe qeverinë, por nuk jep prova se i ka numrat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pritet të caktojë datën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Pavarësisht këtij paralajmërimit, Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ende nuk ka treguar se me kënd do ta formojë qeverinë Kurti 3.

Deri me tani, zyrtarët më të lart të kësaj partie kanë thënë vetëm se do ta formojnë qeverinë e re, por nuk ka treguar nëse i kanë 61 vota për këtë gjë.

Për këtë çështje sot ka folur edhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca.

Në një prononcim të shkurtër, ish-kryetari i Kuvendit ka ka treguar se me kënd VV-ja do ta formojë qeverinë.

Krejt ka çka presim është që të themelohet shumë shpejt Qeveria e Republikës së Kosovës në Parlament. Fillimisht Parlamenti duhet të konstituohet”, ka thënë Konjufca.

Një ditë më parë, qëndrimin e saj e ka dhënë edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka lënë të nënkuptohet se VV-ja do të tentojë të komunikojë veç e veç me deputetët e partive opozitare.

Besoj se tashmë pas certifikimit të rezultateve vazhdon puna për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht edhe për Qeverinë Kurti 3. Ne do të kemi përpjekje të vazhdueshme për të takuar grupe parlamentare, përjashto këtu opozitën, pra me partnerët tanë të koalicionit te cilët edhe jemi, por edhe natyrisht me të tjerët të cilët do t'i kemi", ka thënë Haxhiu.

Kurse, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë me dije se VV-ja synon që në seancën konstituive do t`i formojë të gjitha institucionet.

Pasi u certifikubn rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë për t’u zgjedhur edhe kryetari, kryesia e Kuvndit, edhe qeveria, siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, ka thënë Kurti të shtunën.

Ajo që dihet është se pa ndihmën e partive opozitare VV-ja nuk mund t`i formojë institucionet.

Deri me tani, tri partitë opozitare kanë bërë me dije se nuk bashkëpunojnë me partinë në pushtet.

Nëse VV-ja dështon të sigurojë shumicën e nevojshme për formuar Qeverinë, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme të bashkëpunojnë për marrje të përgjegjësisë.

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, javën e kaluar, ka konfirmuar se për këtë çështje ka komunikuar me të gjithë liderët e opozitës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se opozita është duke i vazhduar bisedimet.

Po, jemi në biseda. Dhe fatbardhësisht asnjë barrierë në komunikim me asnjë parti politike nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda edhe LDK, edhe AA, edhe me Nismën dhe me subjektet tjera”, ka thënë ai.

Hamza ka treguar se bisedat ende nuk kanë arritur deri aty se të flitet për poste.

Nuk kemi mbërri deri në fazën se di do të duket formula e qeverisë, por jemi duke biseduar. Prandaj, nëse vjen radha, sigurisht e unë jam i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar që vendit me i dhënë institucione. Nuk kem mbërri deri të çështjen e ndarjes së posteve”, ka thënë Hamza.

Lajme të ngjashme