DASh: Presim përmbushjen e marrëveshjeve të mëparshme dhe formimin e Asociacionit - NACIONALE

DASh: Presim përmbushjen e marrëveshjeve të mëparshme dhe formimin e Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

ShBA pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin gjithçka që është rënë dakord në marrëveshjet e mëparshme, përfshirë formimin e Komunitetit të Komunave me shumicë serbe, tha Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me zbatimin e asaj që u ra dakord në Ohër.

Këtë e bëri të ditur Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe si pjesë e përgjigjes së tyre me shkrim ndaj një pyetjeje të Zërit të Amerikës në gjuhën serbe rreth zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë përgjigje me shkrim, DASH-i theksoi se fokusi i tyre është në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, me qëllim që të ndihmojnë ata të krijojnë marrëdhënie paqësore dhe të parashikueshme si fqinjë, të cilat do të mundësojnë stabilitet, siguri dhe prosperitet në rajon.

“Fokusi ynë është në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që t'i ndihmojmë ata të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore, të parashikueshme si fqinjë, të cilat do të mundësojnë stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon. BE pret që të dyja palët të përmbushin detyrimet dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme nga dialogu, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që u konfirmua nga të dy liderët në takimin e 18 marsit në Ohër”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Departamentit të Shtetit.

Lajme të ngjashme