DASH-i: Dialogu Strategjik paraqet një epokë të re në raportet SHBA-Serbi - NACIONALE

DASH-i: Dialogu Strategjik paraqet një epokë të re në raportet SHBA-Serbi

1 orë më parë

nga NACIONALE

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se Dialogu Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë “paraqet një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Po ashtu, sipas DASH-it, “është një tregues i përkushtimit të të dy vendeve për zgjerimin dhe thellimin e partneritetit tonë”.

“Nëpërmjet këtij dialogu, SHBA-ja dhe Serbia do të punojnë për arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, zgjerimin e lidhjeve në fushën e biznesit dhe arsimit, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë”, thuhet në përgjigjen e DASH-it dërguar REL-it.

Lajme të ngjashme