Dardan Krivaqa në fjalën e fundit para gjykatës: Kërkush se ka dashtë më shumë se unë Marigonën
Është mbajtur seanca për dhënien e fjalës përfundimtare në rastin e vrasjes makabre të Marigona Osmanit.
I dyshuari kryesor për vrasjen e Osmanit, Dardan Krivaqa, ka thënë se ndihet keq për atë që ka ndodhur. Krivaqa është i dyshuari kryesor për dhunimin e më pas vrasjen e Marigona Osmanit.
“Shpreh keqardhje, m’vjen keq për çkado që ka ndodh edhe që i kom lëndu”, ka thënë Krivaqa në gjykatore.
“Ckado që thom nuk ka vlerë. Ma shumë se unë që e ka deshtë të ndjerën s’e ka deshtë kërkush”.
“Me pasë mujt me e kthy kohën mas krejt, kurrgjo s’kisha dashtë ma shumë”.